Kompania

OnService shpk është kompani e krijuar posaçërisht për administrimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta në komplekset turistike “Lura 1”, “Lura 2” dhe “Lura 3”.

Aktiviteti i kompanisë konsiston në përmbushjen e detyrave të mëshposhtme:

  1. Pastrimin e ambjenteve të përbashkëta komunitare
  2. Mirëmbajtje gjelbërimi të ambjenteve të përbashkëta komunitare
  3. Pika vrojtimi, kontrolli dhe kufizimi hyrje në fshatrat respektivë
  4. Vendosje kontenierë për mbledhje mbeturinash
  5. Pastrim dhe mirëmbajtje në mjediset e hyrjes në rërë nga fshatrat respektivë

Kompania OnService është përgjegjëse edhe për menaxhimin e shazlloneve përballë komplekseve Lura “1,2 dhe 3” dhe si rrjedhojë edhe për pastrimin e rërës. Prioritet në prenotimin e shazlloneve gjatë sezonit veror do kenë banoret e komplekseve të cilët në bazë të kohës së prenotuar do përfitojnë zbritje tarife ditore.

OnService dhe stafi i saj do impenjohet qe shërbimet e mirëmbajtjes dhe administrimit të jenë në nivelin maksimal për një qëndrim sa më të rehatshëm dhe dinjitoz të banorëve të komplekseve turistike. Përvec shërbimeve bazë (pastrimi, mbledhja e mbetjeve, shërbimi i rojeve etj), OnService, në vazhdim do pasurojë komplekset me shërbime dhe facilitete të tjera në përgjigje të nevojave të banorëve.

info@onservice.al
+355 695756615

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
On Service
NUIS M01417501L

Komplekset turistike Lura,
Gjiri i Lalëzit, Durrës, Shqipëri